Vendosni fjalën kyçe....

“500 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria për 9 vite”, Meta: Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare


Presidenti Ilir Meta e cilëson fenomenin e shpopullimit si dramën më të madhe të ndodhur në dekadën e fundit në vend.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shprehet se duhet një reflektim i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për të ndaluar këtë gjë.

Ai citon Institutin për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës dhe thotë se nga viti 2010 deri në vitin 2019, janë larguar rreth 500 mijë qytetarë.  Disa herë më shumë se në vendet e tjera të rajonit. Ai kërkon q ëhy fenomen të adresohet menjëherë, pasi çdo neglizhencë sipas tij do kishte pasoja katastrofike.

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.”- shkroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *