Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetët në të gjitha qarqet.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediet ku ka deklaruar se tanimë janë konkretizuar fituesit e këtyre zgjedhjeve.
Kështu politikani më i votuar sipas të dhënave të KQZ-së rezulton kandidati socialist në Elbasan, Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota. Pas tij vjen një tjetër kandidat i PS-së Fatmir Xhafaj me 16 738 vota.
Mes më të votuarve është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota. Kështu Basha ka arritur të sigurojë akoma më shumë vota se sa kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë më shumë vota në Durrës, 15 871 të tilla.
Ndërkohë mes dhjetë më të votuarve rezulton vetëm një grua, ajo është ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku.
Dhjetë kandidatët më të votuar:
Taulant Balla – 21,604
Fatmir Xhafaj – 16,738
Lulzim Basha – 16,186
Edi Rama- 15,871
Orlando Rakipi – 15,697
Erion Braçe – 15,622
Belinda Balluku – 15,361
Agron Shehaj – 13,852
Etjen Xhafaj -12,782
Blendi Klosi – 12,339