Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila kryesonte listën e Partisë Socialiste arriti që të merrte 5.435 vota në zgjedhjet e 25 Prillit. Një numër jo i vogël, por as i lartë pasi shumë të tjerë kandidatë që qëndronin shumë më poshtë listës si Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko, kanë marrë më shumë vota por pa mundur të fitojnë mandatin.
Ndërsa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Bozo tha se nuk e priste rezultatin, pasi ajo fushatën e ka bërë në rrugë, e jo në zyra elektorale sit ë tjerët. Zonja Bozo thotë se njerëzit janë ngatërruar, pasi janë mësuar se duhet të votojnë për kandidatin e zonës, kur ajo nuk kandidonte në një zonë të caktuar dhe atë mund ta votonte kush të dëshironte nga Tirana, Kavaja apo Rrogozhina.
“Unë në fakt të them të drejtën nuk prisja, sepse isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës dhe këtë gjë njerëzit nuk e kuptonin dot se janë mësuar që të ketë gjithmonë një deputet të zonës.
Kështu që mua mudn të më votonte një qytetar nga Kavaja, Rrogozhina e deri në Paskuqan e Kamëz, kush kishte dëshirë që unë ta përfaqësoja në Kuvend. Këtu kishte një paqartësi, sepse njerëzit janë mësuar se do të kishe një zone dhe kanë kandidatin e tyre kryesor në zonë.
Ishte herë e parë, dhe kjo ishte gjë shumë e mirë, që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ’90-ës këtë herë votohej për kandidatin. Sepse partia vërtet mund të merrte shumicën por kandidatët i vendoste vetë dhe elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët. Nuk kishte as numra, më përpara s’ka pasur. Këtë radhë kishte numra dhe lista ishte përjashta, e afishuar këtu e një muaj përpara dhe kush dëshironte të dinte kush qëndron pas numrit i kishte të gjitha mundësitë.
KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte përmes rrjeteve televizive se cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte shumë më pak vota më të pavlefshme.
Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë se nuk kam zyrë elektorale. Takimet i bëj kur bëj shëtitjen e mëngjesit dhe të mbrëmjes, sepse takoj shumë nejrëz. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre.”– deklaroi zonja Bozo.