Mali i Zi mbrëmjen e kaluar ka marrë vendimin që të heqë taksën kufitare me Kosovën.
Kështu, qytetarët e Kosovës nga sot do të mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën prej 15 eurosh.
Sikurse bëhet me dije, të parët që kaluan kufirin pa paguar taksë në kufi ishin mediat kosovare që vizituan Ulqinin për të promovuar vlerat Ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).