Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut 200 mijë vaksina kineze kundër koronavirusit


Këtë mëngjes kanë arritur 200 mijë vaksinat kineze në poliklinikën “Jane Sandanski”, në Shkup.

Dërgesën me vaksina e pritën sot rreth orës 07:00 të mëngjesit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe si dhe ambasdaori i Republikës Popullore të Kinës, Jang Suo.

Vaksinat e firmës kineze “Sinofarm” janë blerë në bisedime të drejtpërdrejta ndërsa me shpërndarjen e këtyre vaksinave në pikat rajonale në gjashtë qytete duhet të fillojë edhe imunizimi masiv.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut, janë vaksinuar 60 mijë qytetarë ndërsa mbi 200 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të familjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *