Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kanë përfunduar votimet e jo zgjedhjet, pamjet janë dhe të rinumërohet gjithçka


Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet nuk kanë përfunduar dhe se rezultati i tanishëm mund të jetë vetëm paraprak.

Ai shtoi se pamjet filmike janë dhe se duhet të rinumërohet gjithçka ku ka dyshime.

“Mos u shfokusoni nga procesi i zgjedhjeve, mos u corientoni me lajme të tjera, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, votimet po, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm një rezultat paraprak. Për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, dhe procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma se nuk nis dot pa u shpallur zyrtarisht rezultati.

Prandaj, në radhe të parë dua të falenderoj qytetarët që pavarësisht çfarë ndodhi ju përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë në zgjedhje.

Pjesëmarrja reale është 74% të paktën. E dini, mohimi i paprecedentë i emigrantëve. Mohimi i qytetarëve të prekur nga Covid që nuk u kushtua vëmendje. Po kështu edhe arsye të tjera. Nga 2 milion e 242 mijë kanë marrë 1 milion e 600 të paktën 74%.

Së dyti, të mos harrojmë se në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme. Prandaj, duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti dhe fletë votimi, të rinumërohet gjithaçka se pamjet filmike janë atje. Është shumë e lehtë për të parë ekspertizën, nëse një fletë ka dy kryqe a i ka bërë e njëjta dorë. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të përqendrohen duke mos cenuar më tej integritetin e këtij procesi për të rinumëruar çdo votë që është hedhur nga qytetarët.”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *