Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Mësohet se një automjet, ka përplasur një këmbësore e cila po kalonte në vijat e bardha.
Vajza e re ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Qytetarët që rastisën në vendngjarje i kanë dhënë asaj ndihmën e parë.
Drejtuesi i automjetit ka qëndruar në vendngjarje dhe ka qenë ai i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe të Ambulancës pas aksidentit të ndodhur. Ai është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për ngjarjen.