Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një qytetar ka rënë nga lartësia ndërsa punonte në një banesë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në lagjen me numër. 14 të qytetit bregdetar, ku 51-vjeçari me inicialet I. J., ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.