Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PD-së Balliu bën thirrje për hetimin e 100 mijë votave të pavlefshme: Proces i manipuluar


Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka bërë thirrje për hetimin e faktit që në zgjedhjet e 25 prillit dolon rreth 100 mijë vota të pavlefshme.

Ai e quan këtë një turp historik dhe thekson se pavlefshmëria e 100 mijë fletëve të votimit e bën të pavlefshëm procesin e manipuluar.

“Nuk ka proces të vlefshëm pa hetimin e votave të pavlefshme. Afro 100 mijë vota të pavlefshme në 25 Prill janë një turp historik. Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime. I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një hetim të plotë, të rreptë e të thellë për këtë krim zgjedhor që godet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *