Të paktën katër ushtarë u vranë në një sulm me bombë të shtunën që shënjestroi një automjet ushtarak në kryeqytetin Irakian, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria tha se një bombë shpërtheu gjatë një operacioni të kryer nga forcat e sigurisë kundër elementëve të terrorit në rrethin Al-Tarmiyah.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë, por autoritetet dyshojnë se grupi terrorist Daesh / ISIS qëndron pas sulmit.
Që nga fillimi i vitit 2021, terroristët e dyshuar të Daesh / ISIS kanë shtuar sulmet, veçanërisht në zonën midis Kirkuk, Saladin dhe Diyala, i njohur si “Trekëndëshi i Vdekjes”.
Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren kundër Daesh / ISIS duke rimarrë të gjithë territorin e tij – rreth një e treta e zonës së vendit – pushtuar nga grupi terrorist në 2014. Sidoqoftë, grupi terrorist kryen herë pas here sulme nga qelizat e tij që janë ende në vend.