Andi Turhanaj kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit.
Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.
Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij.
Sipas Turhanajt që shprehet për News 24, shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partine që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit. Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.