Kina ka kritikuar një valë sanksionesh të reja të vendosura nga SHBA-ja ndaj Rusisë, duke thënë se do të punojë me homologët e saj në Moskë për të mbrojtur kundër ndërhyrjeve të jashtme dhe duke i kërkuar Uashingtonit të marrë një qasje tjetër.
Duke folur para gazetarëve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Ëang Ëenbin, tha se qeveria e tij ishte ‘fuqimisht kundër përdorimit të sanksioneve të njëanshme’ dhe do të punojë me aleatët e saj për të zvogëluar ndikimin e tyre.
“Kina dhe Rusia kanë një partneritet gjithëpërfshirës me njëri-tjetrin,” tha zyrtari.
“Në çështjet e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit, Republika Popullore e Kinës dhe Rusia do të mbështesin njëri-tjetrin.”
Sipas Ëang, i cili më parë ka shërbyer në një seri misionesh diplomatike, masat e reja të Uashingtonit kundër Moskës janë një shenjë e politikës armiqësore të jashtme amerikane.
“Sanksionet e njëanshme të SHBA-së janë një tregues i botëkuptimit të tyre hegjemonik. Ato duhet të kundërshtohen.” – tha ai.
Më parë këtë muaj, Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi një dekret që autorizon një seri masash kufizuese kundër kompanive dhe zyrtarëve rusë. Masa ndaloi gjithashtu institucionet financiare amerikane të blinin drejtpërdrejt aksione në borxhin sovran të vendit, të përdorura nga qeveritë në të gjithë botën për të mbështetur ekonomitë e tyre.