Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr statistikat krahasuese të votave të pavlefshme në 3 zgjedhjet e fundit: Rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar


Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë ditën e sotme statistikat krahasuese të votave të pavlefshme të zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021.

Meta thotë se këtë vit janë 5% e votave të pavlefshme dukshëm më shumë se 1,39% në 2013 dhe 1.98% në 2017.

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.”-shkruan Presidenti.

Më tej Meta thotë se rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të riitur besimin e qytetarëve.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor”-thotë Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *