Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore, procesi të jetë transparent deri në rinumërimin e votës së fundit


Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pasi kandidati i Aleancës Demokracia e Re denoncoi se ishte kërcënuar nga dy persona të panjohur pasi kishte denoncuar se i kishin vjedhur votat gjatë numërimit në qarkun e Fierit.

Meta kërkon që të mbrohen të gjithë personat që denoncojnë krimet zgjedhore dhe bën apel që të vazhdojë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit.

Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit!”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *