Vendosni fjalën kyçe....

Pajisja elektronike identifikon kartën e identitetit me shenjën e gishtit të një personi tjetër (Video)


Një video është publikuar nga Koalicioni për Shqipërinë ku shihet se si pajisja e identifikimit elektronik e përdorur në zgjedhjet e 25 prillit mund të verifikojë një kartë identiteti të një personi tjetër me shenjën e gishtit të një personi tjetër.

Në video shihet se si operatorët bëjnë provën kur me një kartë identifikimi pajisja verifikon atë me shenjën e gishtit të personit tjetër.

Sipas operatorit që bën testin nëse pajisja bën një veprim të tillë ajo duhet të mos përdorej në qendrat e votimit në ditët e zgjedhjeve dhe duhej zëvendësuar me një tjetër.

Deri më tani nuk ka raport se sa pajisje të tilla janë përdorur në zgjedhjet e 25 prillit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *