Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Do bëjmë rinumërim të votave, nëse faktohet vjedhja do kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve


Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka deklaruar sot se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme dhe se për sa kohë procesi zgjedhor është në zhvillim, nuk mund të quhet ende se PD ka humbur.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Salianji tha se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur kërcënime, represion e përfshirje të elemëntëve kriminalë.

“Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën. Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë.” – tha Salianji.

Ai shtoi më tej se prokuroria e gjykata kanë mbrojtur krimin zgjedhor dhe se PD ka prova për tjetërsimin e votës më 25 prill.

Salianji theksoi se PD do kërkojë rinumërim të të gjithë votave e në rast se provohet vjedhja e tyre do kërkohet përsëritja e zgjedhjeve.

“Nëse ne kemi pasur debat në PD, mund të merret rasti i një të plagosuri, nuk besoj se është rasti që të merremi me të plagosurin, që jemi ne si parti, por me atë që plagos. Ndeshja ishte e trukuar. Institucionet ishin në shërbim të Rilindjes. Prokuroria e gjykata mbronin krimin zgjedhor. Ne kemi prova që kanë tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve në kuti. Të gjitha bandat ishin përfshirë për të intimiduar zgjedhësit. Procesi përfundon kur të numërohet kutia e fundit, do kërkojmë numërim të të gjithë votave. Nëse faktohet vjedhja e votave, kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve.” – tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *