Kandidati për Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj zërave kundër opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Vasili thotë se kërkesat për dorëheqje të eksponentëve të opozitës apo analizat e tilla ndihmojnë Ramën të fshehë krimet zgjedhore dhe të legjitimohen manipulimet e bëra.
“Zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit.
Çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.
Ndaj detyra e tërë opozitareve të përqendrohemi te rinumërimi dhe transparenca e çdo vote.
Ndryshe kushdo që bën lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira dhe është i shitur te ai”,-shkruan Vasili.