Vendosni fjalën kyçe....

Avokat Ngjela: Dashuria të zbut, më ka ndryshuar shumë


Avokati Spartak Ngjela ka thënë mbrëmjen e sotme se ka qenë një fëmijë i ashpër por pas kontaktit me femrat u bë më i butë teksa rritej.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Dola te Ola’ në News24, ku foli për fëmijërinë e adoleshencën e tij. Ngjela rrëfeu se dashuria të zbut ndërsa e kishte provuar dashurinë e parë në moshën 17-vjeçare.

Gjatë bashkëbisedimit në studion e emisionit, Ngjela tregoi një episod në vitin e tretë të fakultetit.

Avokati tha se e kishte komplimentuar vajzën duke i thënë se e kishte tërhequr si magnet, ndërsa ajo i ishte përgjigjur duke i thënë; ‘magneti nuk tërhiqet nga dërrasat’, ndërsa Ngjela asokohe i ri i ishte përgjigjur, ‘dërrasa ka diku një gozhdë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *