Një person ka humbur jetën në spital lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për një qytetar nga Korça i moshës 77 vjeçare.
Nga 1535 testime të kryera së fundmi janë gjetur 53 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spitalet covid po kurohen 124 pacientë nga të cilët 12 janë në terapi intensive me 4 prej tyre të intubuar.