Vendosni fjalën kyçe....

Caitlyn Jenner: E padrejtë pjesëmarrja e transgjinoreve në garat e vajzave dhe grave


Caitlyn Jenner, e cila kandidon për postin e guvernatorit të Kalifornisë thotë se ajo nuk është dakord që vajzat e komunitetit trans, të marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave.

Zonja Jenner, e cila dhe vetë doli publikisht si një grua transgjinore në vitin 2015, thekson se atletet nuk do të ishin duke garuar në kushte të barabarta fizike nëse në gara do merrnin pjesë dhe ato që janë trangjinore.

“Kjo është një çështje e të qenit i drejtë. Kjo është arsyeja pse unë kundërshtoj djemtë biologjikë që po konkurrojnë në sportet e vajzave në shkollë. Thjesht nuk është e drejtë. Dhe ne duhet të mbrojmë sportet e vajzave në shkollat ​​tona.”- tha Jenner për një gazetar të “TMZ”-së dhe më pas të njëjtin qëndrim mbajti edhe në rrjetet e saj sociale.

Një numër shtetesh amerikane po konsiderojnë ndalimin e vajzave trans në sportet e grave. Misisipi nënshkroi një ndalim të tillë në ligj në muajin Mars, megjithëse pritet të përballet me apelime. Rreth 17 shtete të tjera po konsiderojnë një legjislacion të ngjashëm.

Caitlyn Jenner ishte një nga atletët më të suksesshëm të SHBA-ve kur ishte një djalë dhe quhej Bruce. Në vitin 1976 fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Montrealit.

Në vitet e fundit, Jenner ka qenë një emër i njohur falë përfshirjes në shfaqjen e suksesshme “Keeping Up With the Kardashians”. Para se të kthehej në një grua, ishte i martuar me Kris Jenner dhe sëbashku kanë dy vajza, Kendall dhe Kylie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *