Autoritetet në Bruksel kanë qëlluar me ujë dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat që ishin mbledhur në një park për të festuar, në shenjë proteste ndaj kufizimeve të koronavirusit.
Siç shkruan “DW”, policia e prishi ahengun që po zhvillohej në një park të Brukselit me forcë. Ky takim vjen një muaji, pasi një aktivitet i tillë i menduar fillimisht si një shaka e një prillit, rezultoi me disa njerëz të plagosur nga përleshjet me policinë.
Çfarë ndodhi?
Protesta e tipit festë e quajtur “La Boum 2”, u zhvillua në një park të madh në qytet.
“Ka qenë një vit. Një vit i tërë që nuk mund të dalim. Pas një kohe ju duhet një alternativë.”– i tha një 21-vjeçare agjencisë së lajmeve AFP.
Edhe pse numrat e saktë të pjesëmarrjes nuk dihen, reporterët në skenë thanë se qindra njerëz kryesisht të rinj u paraqitën për të festuar në shenjë proteste.
Oficerët e policisë hodhën topa uji dhe qëlluan me gaz lotësjellës ndaj turmave për t’i shpërndarë. Një helikopter gjithashtu u pa duke qarkuar mbi zonën.
Disa nga ata që ishin pjesë e turmës, u hodhën shishe oficerëve dhe ndezën fishekzjarre.
Policia e Brukselit tha se ata e morën vendimin për pastrimin e parkut pasi “masat shëndetësore nuk po respektoheshin”.
Après la charge du cordon policier, les forces de l’ordre lance les autopompes. #laboum2 #boisdelacambre #bruxelles pic.twitter.com/EoMXKzHBYj
— France TV Bruxelles (@F2Bruxelles) May 1, 2021