Vendosni fjalën kyçe....

Fshihej në Shqipëri, vihet në pranga i dyshuari për vrasjen e një punonjësi shëndetësor në Greqi: “Ai bënte magji!”


Policia greke thotë se ka hedhur dritë mbi vrasjen e një punonjësi 60-vjeçar të Qendrës Shëndetësore në Kalivia, ngjarje që ka ndodhur dhjetorin e kaluar.

Mediet greke shkruajnë se hetimi i Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, ka nxjerrë se autori është një 32-vjeçar grek, i cili u arratis në Shqipëri disa ditë pas vrasjes.

32-vjeçari ishte vendosur në një fshat në Shqipëri dhe pasi u zbulua se ai po qëndronte ilegalisht në vendin tonë, ai u dëbua për në Greqi dhe u vu në pranga.

I dyshuari i pranoi veprimet e tij, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu, një kamë dhe 31 plumba.

32-vjeçari akuzohet se ka vrarë një 60-vjeçar i cili ishte punonjës në një qendër shëndetësore në Kalivia.

Autori i dyshuar dhe viktima banonin në të njëjtën ndërtesë, dhe kishin mosmarrëveshje për menaxhimin e banesave. I dyshuari i tha policisë se viktima e tij kishte bërë magji dhe prandaj e kishte qëlluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *