Vendosni fjalën kyçe....

Gara me makina në Fushë Krujë bllokon me orë trafikun, radha e mjeteve shkon deri në 15 kilometra


Radhë të gjata makinash janë krijuar nga Rinasi në Fushë-Krujë dhe nga Thumana në drejtim të Fushë-Krujës. E kjo për shkak të një gare makinash që po mbahet në një ofiçinë në Fushë-Krujë.

Sipas “Balkanweb”, radhët e automjeteve shkojnë deri në 15 km në korsitë që shkojnë në drejtim të Fushë-Krujës.

Aktiviteti që po zhvillohet brenda rrethimit të një ofiçine, ka tërhequr kuriozitetin e qindra simpatizantëve të garave me makina, të cilët kanë ndalur për të parë manoravrat e ndryshme me makina edhe pse ky aktivitet në fakt nuk është i lejuar në Shqipëri.

Çdokush që udhëton nga veriu në drejtim të Tiranës, Durrësit, aeroportit të Rinas dhe anasjelltas, duhet të përgatitet për të qëndruar në trafik të paktën mbi një orë. Është vetëm një patrullë policie rrugore që po mundohet të zhbllokojë trafikun, por deri më tani nuk ka patur sukses.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *