Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një grua rreth moshës 50 vjeçare është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 07:00, në rrugën ‘Xhon Belushi’ është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.