Vendosni fjalën kyçe....

Interi i jep fund thatësirës, shpallet kampion pas dhjetë sezonesh


Katër javë nga fundi i kampionatit Interi është shpallur kampion i Italisë.

Zikaltrit e Antonio Kontes fituan në transfertë ndaj Krotones dhe siguruan largësinë e nevojshme që i lejon të festojnë para kohe.

Ky është trofeu i 21-të në histori për ekipin nga Milano, që kalon në renditjen e titujve të fituar rivalët e Milanit. Trofeu i fituar këtë sezon i jep fund pritjes së gjatë prej dhjetë vitesh pa kampionat të fituar duke qenë se hera e fundit që Interi është shpallu kampion ka qenë në sezonin 2009/2010.

Juventusi nga ana e tij duhe t të djersijë deri në fund për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Në fund të renditjes Krotone e Parma kanë rënë një kategori më poshtë ndërsa Benevento, Torino, Kaljari, Specia, Fiorentina e Xhenoa janë pjesë e luftës për mbijetesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *