Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës.
Ndryshe nga viti i kaluar, këto Pashkë janë rikthyer në Kisha por përsëri, nëse mesha do duhej të mbahej në mesnatë, për shkak të COVID-19 dhe orës policore ajo u zhvillua në mëngjes. Qytetarët kanë respektuar distancën sociale.
Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.
Në Tiranë, me rastin e kësaj feste sheshi “Skënderbej” është përfshirë në atmosferën e Pashkëve me vezët gjigante shumëngjyrëshe të vendosura aty, me shumë qytetarë që ndalojnë të bëjnë foto.