Dy persona janë plagosur pas një aksidenti në Sarandë.
Një makinë është përplasur me një motor në Lagjen 3 të qytetit bregdetar.
Drejtuesi i makinës dhe ai i motorit janë dërguar në spitalin e qytetit, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave ose manovra e gabuar në rrugë nga drejtuesit.