Një palë këpucë futbolli të Lionel Mesit janë shitur për bamirësi për 173,000 dollarë, tha të premten shtëpia e ankandit Christie’s.
“Këpucët u ofruan në ankand për të mbledhur fonde në ndihmë të programit të Artit dhe Shëndetit të Spitalit Universitar Vall d’Hebron”, tha Christie’s.
Çmimi i shitjes prej 173,000 dollarësh ishte rekord i ankandit botëror për një palë këpucë futbolli, të cilat fillimisht u shfaqën në Muzeun e Artit Kombëtar në Barcelonë, sipas Christie’s
Këpucët në fjalë nuk ishin aspak të vjetra. Ato u veshën nga argjentinasi i Barcelonës kur ai shënoi golin e tij të 644-t për Barcelona në 22 dhjetor 2020 për të tejkaluar rekordin e golave të shënuar për një klub të vetëm, të mbajtur deri atëherë nga braziliani Pele.