Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer po zhvillon pilulën për të trajtuar Covid-19, mund të jetë gati në fund të këtij viti


Pfizer njoftoi këtë javë se, nëse zhvillimi i pilulës së tij për të trajtuar infeksionin Covid-19 vazhdon me ritmin e tanishëm dhe nëse miratimi i rregullatorit është i shpejtë, ilaçet mund të jenë në treg në SHBA deri në fund të këtij viti.

Pfizer nisi një provë të hershme në mars të antiviralit oral që trajton Sars-CoV-2, koronavirusin që shkakton Covid-19, duke kufizuar disponueshmërinë e enzimës proteazë të cilës virusi i duhet të përsërisë.

“Nëse gjithçka shkon mirë, dhe ne zbatojmë të njëjtën shpejtësi që jemi dhe nëse rregullatorët bëjnë të njëjtën gjë, unë shpresoj se pilula do jetë në dispozicion deri në fund të vitit.” – tha CEO-ja i Pfizer, Albert Bourla.

Duke kufizuar aftësinë e koronavirusit për t’u vetështuar, ilaçi do të ishte teorikisht në gjendje të shmangte efektet më të këqija të Covid-19, të ashtuquajturës ‘stuhi citokine’ që mbizotëron sistemin imunitar të trupit të njeriut dhe bën që pacientët të përfundojnë në reanimacion.

Me një armik viral të dobësuar rëndë, falë ilaçeve Pfizer, sistemi imunitar i njeriut duhet të jetë në gjendje të luftojë vetë infeksionin.

Sipas Mikael Dolsten, zyrtari kryesor shkencor i Pfizer dhe presidenti i kërkimit, zhvillimit dhe mjekësisë në të gjithë botën, ilaçi i ri mund të jepet që në shenjat e para të infeksiont, pa kërkuar që pacientët të shtrohen në spital ose në kujdesin kritik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *