Vendosni fjalën kyçe....

Piktura “Duke shkuar në ndeshje” e artistit britanik pritet të shitet për 4 milionë dollarë


Piktura e artistit britanik L.S. Lowry, ‘Duke shkuar në ndeshje’ pritet të shitet në ankand deri në 4 milionë dollarë në qershor, tha të premten shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

“Duke shkuar në ndeshje’ është ndër përshkrimet më të hershme, në mos më të hershmet, të një prej subjekteve më ikonike dhe më të përjetshme të L.S Loëry – ajo e spektatorëve që turren drejt një ndeshjeje futbolli,” tha Sotheby’s në një deklaratë.

Lowry është i njohur për imazhet e tij të turmave në ndeshjet e futbollit, duke përdorur stilin e tij të famshëm të njerëzve ‘shkopinj’ kundër një sfondi paleta njëngjyrëshe për të ilustruar të ftohtin dhe grinë e Anglisë veriore.

Në vitin 2011, piktura e Lowry, 1949 ‘Ndeshja e futbollit’ u shit për 9 milionë dollarë, ndërsa një vepër tjetër, ‘Fusha e futbollit’ e vitit 1953 u ble nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Britanisë së Madhe për 2.9 milionë dollarë në vitin 1999.

E ekspozuar vetëm një herë më parë në vitin 1966, piktura ka mbetur në të njëjtën koleksion familjar që nga viti 1972 dhe do të shfaqet për publikun në New York, Edinburgh dhe Dublin para se të dalë në ankand në Londër më 29 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *