Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e pronarit të fasonerisë në Fushë-Krujë, arrestohet i dyshuari


Policia ka vënë në pranga një të dyshuar lidhur me plagosjen me armë zjarri të pronarit të një fasonerie në Fushë Krujë, ngjarje që ndodhi ditën e djeshme. I arrestuari është një 42-vjeçar me inicialet F.RR, banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

“Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 18:50 në lagjen “Sinur” të Fushë Krujës, ku pas një konflikti të çastit, 42-vjeçari akuzohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, 61 vjeçarin Arben Dedja, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *