Vendosni fjalën kyçe....

Policia e protestuesit përleshen mbrëmjen e 1 Majit në Berlin (Video)


Dhjetëra protesta të ndara u zhvilluan në Berlin, duke tërhequr demonstrues nga i gjithë spektri politik. Policisë iu desh të ndërhyjë me forcë duke qenë se disa nga grupet vunë zjarrë e thyen xhama makinash.

Dita e 1 Majit është një ditë ndërkombëtare e protestës së të majtëve, por demonstratat në Berlin të shtunën në mbrëmje tërhoqën pjesëmarrësit e të gjitha vijave.

Pro dhe anti-vaksinave, sindikalistë, radikalë anti-kapitalistë, aktivistë palestinezë dhe tifozë të muzikës techno të gjithë dolën në rrugë në rreth 20 protesta të ndara në të gjithë qytetin. Mungonin dukshëm ekstremistët e djathtë, megjithëse protesta të vogla të krahut të djathtë u mbajtën në qytete të tjera gjermane.

Një kontigjent i rëndë policie mbajti rendin gjatë gjithë ditës, duke arrestuar në mënyrë periodike protestuesit për shkelje të rregullave të maskimit të fytyrës. Deri në pasditen e vonë, policia tha se 60 demonstrues u arrestuan në një protestë kundër kufizimeve të virusit.

Ndërsa ra mbrëmja, protestuesit më radikalë të përfshirë në Protestën Revolucionare të 1 Majit u mblodhën në Neukolln për një marshim përgjatë rrugës ‘Karl Marx’. Ata qëlluan me shishe policinë dhe u ndezën zjarre në rrugë ndërsa oficerët ndërhynë për të vënë rendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *