Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të ashpra në Torino kundër qeverisë për 1 Maj, qytetarët përleshen me policinë (Video)


Policia u përlesh me protestuesit në Torino për t’i parandaluar ata që të arrinin në godinën e bashkisë së qytetit. Festimet zyrtare të 1 Majit po zhvilloheshin brenda godinës ndërsa qindra persona dolën në rrugë.

Më shumë se një mijë njerëz që mbanin flamuj të kuq dhe banderola u mblodhën në Torino për demonstratat tradicionale të 1 Majit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Disa procesione lëvizën nëpër rrugë dhe u mblodhën në një shesh para bashkisë. Një nga pankartat më të mëdha lexonte: “Kriza shëndetësore, kriza sociale, kriza ekologjike, për të shpëtuar veten duhet të ndryshojmë sistemin”.

Protestuesit gjithashtu bënë një gijotinë të improvizuar me një figurinë të kryeministrit Mario Draghi.

Tensionet filluan kur protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë. Policia më pas e detyroi turmën të largohej nga ndërtesa e bashkisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *