Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo shpëton Juventusin e Pirlon me dy golat në minutat e fundit ndaj Udinezes


Në ditën kur rivalët e Interit u kurorëzuan kampionë të Italisë pas dhjetë vitesh pritje, Cristiano Ronaldo mbajti gjallë shpresat e Juventusit për të përfunduar në katër të parët, duke fundosur Udinezen me një dopietë të shënuar në minutat e fundit të ndeshjet duke shpëtuar përkohësisht vendin e punës për trajnerin Andrea Pirlo.

Raportet para fillimit pretendonin se Pirlo mund të pushohej nga puna nëse ai nuk do të fitonte në sfidën e sotme duke qenë se tashmë Juventusin rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve sezonin që vjen.

Goli i Nahuel Molina për Udinezen pas 10 minutash e vuri në vështirësi ekipin bardhezi. Megjithatë Ronaldo arriti që me një dygolësh në minutat 83 e 89 të takimit t’i jepte fitoren tejet të rëndësishme Juventusit që e sheh veten në vendin e tretë.

Deri në fund të sezonit ka edhe katër javë e torinezët duhet të bëjnë kujdes duke qenë se Milani, Napoli e mbase Lacio nuk presin gjë tjetër veç një hap fals tyrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *