Shkrumbohet nga flakët banesa në lagjen historike në Gjirokastër


Digjet nga zjarri në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës, pranë zonës së Pazarit. Fatmirësisht brenda banesës nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit, i cili ka shkrumbuar gjithë katin e dytë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por kanë hasur vështirësi, për shkak të rrugëve të ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet A.L., i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ra zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *