Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua nga banesa ku po punonte në Tiranë, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital



Një aksident i rëndë në punë i ka ndodhur një 50-vjeçari në Valias, i cili është rrëzuar nga banesa ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi me inicialet K.B ka rënë aksidentalisht nga banesa teksa po punonte në shtëpinë e shtetasit me inicialet H.H.

Punëtori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *