Sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias dhe Ambasada Amerikane në vendin tonë ka një mesazh për këtë rast.
Ndërsa falënderon gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën, ambasada e SHBA-ve thotë se gazetari luan një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.
“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme. Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën.”- thuhet në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane.