Vendosni fjalën kyçe....

Arkeologët zbulojnë qytetin egjiptian 3,000 vjeçar, të lënë “sikur të ishte dje”


Arkeologët kanë gjetur qytetin më të madh antik të zbuluar ndonjëherë në Egjipt, që daton 3,000 vjet më parë.

Qyteti, i quajtur “Ngritja e Aten”, u zbulua nën rërë në bregun perëndimor të Luxorit, tha në një deklaratë arkeologu kryesor Zahi Haëass.

Sipas deklaratës, ai daton që në kohën e mbretërimin të faraonit Amenhotep III, i cili drejtoi Egjiptin midis 1391 dhe 1353 para erës sonë.

“Ishte vendbanimi më i madh administrativ dhe industrial në epokën e perandorisë Egjiptiane,” tha Haëass.

Arkeologët gjetën ‘rrugët e qytetit të rrethuara nga shtëpi’, me mure të paprekura deri në 10 metra të larta dhe ‘dhoma të mbushura me mjete të jetës së përditshme, të lëna nga banorët e lashtë si të ishte dje”, të tilla si unaza, enë qeramike me ngjyra, hedhja e kallëpeve për të bërë amulelet, tenxhere që përdoren për të mbajtur mishin dhe mjetet për tjerrje, endje dhe prodhimin e metaleve dhe qelqit.

Ekipi gjeti gjithashtu një furrë buke të madhe, “e kompletuar me furra dhe qeramikë magazinuese”, madhësia e së cilës sugjeron se ishte përdorur për të furnizuar një “numër shumë të madh të punëtorëve dhe banorëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *