Kreu i Partisë Demokratike ka thirrur në takim kryetarët e sekretarët e degëve të PD-së në rrethe.
Në këtë mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve të 25 prillit.
Po kështu në këtë takim do diskutohet edhe mbi zërat kritikë ndaj kryedemokratit Basha.
Ditët e fundit dhjetëra ish-zyrtarë e anëtarë të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Degët e PD-së në rrethe kanë mbajtur qëndrim duke treguar mbështetjen e kreut të PD-së, Basha.