Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu sulmon Albin Kurtin: Ky njeri s’e do Kosovën, është fatkeqësia jonë


Gazetari Baton Haxhiu ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për sa i përket dialogut me Serbinë duke e quajtur fatkeqësi për vendin.

Sipas tij, zbarritja që Kurti po bën dialogut duke vendosur kushte edhe pse nuk është njeriu që mund t’i diktojë ato, tregon se ai nuk e do vendin dhe po i bën dëm popullit.

“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë s’kam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është marrëveshja e Uashingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog. Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, tha Haxhiu. Ky i fundit e bëri deklaratën në emisionin ‘Shock’, ku ishte i ftuar edhe gazetari Andi Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *