Bill dhe Melinda Gates njoftuan të hënën se do të divorcohen pas 27 vitesh martesë.
“Të dy Bill dhe Melinda tashmë e kishin bërë dhënien e pasurisë së tyre përmes filantropisë një përparësi të përbashkët dhe thanë të hënën se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në fondacionin e tyre.” – shkruan Axios.
“Pas një reflektimi të gjatë dhe shumë punë në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë,” lexon deklarata.
“Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.” – vijon deklarata.
“Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në këtë mision dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë.” – mbyllet deklarata e përbashkët e çiftit.