Dwayne Johnson kujton se kur ishte i vogël, atë shpesh e pyesnin në shkollë nëse ishte “djalë apo vajzë”. Kjo për shkak të tipareve të tij të buta dhe flokëve kaçurrela e të dendur. Vështirë ta mendosh që Dëayne Johnson-in mund ta ngatërrosh me një vajzë sot, por po të shihni fotot e tij i vogël është e kuptueshme.
Gjatë një interviste për “Sunday Today”, Johnson tregon se babai i cili i cili ishte një mundës profesionist, udhëtonte shpesh për shkak të punës së tij kështu që atij i duhej të ndërronte shpesh shkollën dhe të bënte miq të rinj.
Duke kujtuar një rast kur ishte i ri në një shkollë, Dwayne tha: “Unë ulem pranë një fëmije dhe brenda 60 sekondash, më thotë: ‘A mund të të pyes diçka?’ Unë i thashë: ‘Po’. Ai shkon dhe pyet: ‘A je djalë apo vajzë?’
Midis moshës 7 dhe 11 vjeç, njerëzit menduan se isha një vajzë e vogël sepse kisha tipare vërtet të buta dhe kisha flokë të butë të stilit afrikan.”- thotë aktori.
Gjatë kësaj interviste, aktori foli edhe për ambiciet e tij presidenciale dhe tha se ai do të ishte i interesuar të kandidonte për pozicionin nëse njerëzit ‘duan ta shohin këtë të ndodhë’.
Ai tha: “Unë kam një qëllim, një ambicie dhe një interes për të bashkuar vendin tonë. Nëse kjo është ajo që njerëzit duan, atëherë unë do ta bëj atë.”