Katër të mitur që hëngrën ëmbëlsira të dyshuara me përmbajtje kanabisi u dërguan në spital.
Një ambulancë u thirr pasi grupi i fëmijëve filloi ‘të villte’ në mënyrë të pakontrolluar dhe duke pasur gjendje të fikti në një rrugë në Epsom.
Ata u transportuan në spital ku u mbajtën brenda natës për vëzhgim. Një fëmijë i katërt, një djalë 12-vjeçar, u dërgua gjithashtu në spital nga familja e tij si një masë paraprake sepse ai gjithashtu besohet të ketë ngrënë ëmbëlsirat në fjalë.
Është ende e paqartë se çfarë lloj karamelesh hëngrn fëmijët, por një incident i ngjashëm nga një natë më parë në zonë përfshinte ‘karamele molle pelte’.
Megjithatë, individi që i hëngri nuk u prek aq keq sa fëmijët. Fëmijëve mund t’u jenë dhënë çamçakëzë në një park lokal, tha policia e Surrey.