Vendosni fjalën kyçe....

Fiton 3 milionë euro në lotari brenda muajit, prokuroria mbyll hetimet për brazilianin: “S’ka mashtrim, fati ekziston!”


Personi që fitoi 3 milionë euro me dy bileta “Gërvisht dhe Fito”, në më pak se 15 ditë, është thjeshtë një njeri me shumë fat. Në këtë përfundim kanë arritur autoritetet italiane për një burrë me origjinë nga Brazili, i cili kishte fituar 3 milionë euro.

“Nuk kemi për të bërë asgjë. Fati ekziston dhe nuk ka asgjë dhe s’mund ta besojmë se dikush do ta spiunonte kuponin fitues në Lottomatica në Romë, ta ndiqte atë në gjysmë të Italisë dhe më në fund të shkonte ta blinte tek një dyqan të largët duhani. Shumë ndërlikime. Ne kemi gërmuar, analizuar, verifikuar të gjitha mundësitë: nuk ka asnjë të dhënë që do të sugjeronte se këtu ka mashtrim.”- tha koloneli Vittorio Francavilla.

Me pak fjalë, fitorja e brazilianit dy herë ishte legjitime.  Ai e kishte fituar 1 milionëshin e parë më 4 shkurt, kur më pas ai dërgoi një transfertë bankare prej 60 mijë eurosh në Brazil për të lejuar gruan dhe vajzën e tij që t’i bashkohen në Itali. Bileta e dytë fituese ishte gërvishtur më 24 shkurt, këtë herë për dy milion euro.

Kur paratë e tij u sekuestruan për të nisur hetimet për rastësinë, braziliani emri i të cilit nuk bëhet i ditur e ka konsideruar si makth.

“Një makth, nga një ditë në tjetrën, gruaja ime dhe unë nuk mund të bënim më as blerje në supermarket.”– shpjegon burri për Courier.

Atëherë lajmi që kishte pritur për kaq shumë kohë: nga kontrollet e kryera nga policia financiare nuk kishte dalë asnjë provë për parregullsi.

 “Tani për tani jeta ime nuk do të ndryshojë, unë do të punoj në ndërtim. Një pjesë të shumës do ta dërgoj në Brazil për të ndihmuar familjen time. Unë tashmë e kisha rregulluar transferimin e 800 mijë eurove, por më pas ata bllokuan gjithçka.”- deklaron 40-vjeçari.

Ai shton: “E gjithë kjo histori ishte më e madhe se unë, kur lexova dekretin e nuk kuptova asnjë fjalë të vetme. Por në zemrën time kam qenë gjithmonë i qetë sepse nuk kisha bërë asgjë të keqe. Ishte një zakon blerja e biletave të ‘Scratch and Win’. Ata janë prova e gjallë që fati ekziston, thjesht besojeni dhe insistoni”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *