Vendosni fjalën kyçe....

Imami: Fati i zgjedhjeve u vendos në maj 2017, Basha spastroi partinë e ka shitur vendet e kandidatëve për deputet


Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami, një nga kritikët e kreut të PD-së Basha tha se fati i zgjedhjeve të 25 prillit është vendosur në marrëveshjen Rama-Basha në maj 2017 dhe gjithçka pasoi pas zgjedhjeve të 2017 të cilat u humbën nga PD-ja.

Imami ishte  ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit ku tha se Basha e spastroi partinë nga kundërshtarët dhe se pamja që shihet tani është parë edhe më herët. Ai përsëriti akuzat ndaj kryedemokratit se ka shitur vendet e kandidatëve për deputet.

“Zgjedhjet e këtij viti janë vendosur në maj-korrik 2017 kur Basha shkeli statutin, spastroi partinë. Më pas i humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme pas një fushate që ishte më shumë pro Edi Ramës e kundër Iir Metës. I krijuan kushtet që ngjarjet të përsëriteshin dhe ne jemi tani në një deja-vu. Problemet jaë po ato. Në vitin 2005 ne i fituam zgjedhjet pasi askush nuk mendonte se Sali Berisha po bënte para, po ndante para me Fatos Nanon. Askujt nuk i shkonte mendja që Sali Berisha të shiste vendet e kandidatëve për deputet. Nëse shitet vendi i kandidatit për deputet nuk e di çfarë mund të kërkohet pse shet votën një fshatar i varfër. Ky është një reputacion që nuk del vetvetiu, ia kanë thënë njerëzit edhe në zyrë. S’e kishte këtë reputacion Sali Berisha. Këtë e kanë kuptuar njerëzit me kohë. Po të shohësh i gjithë humori që bëhet në ëeb është me Lul Bashën.” – tha Imami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *