Lefter Koka ka folur sot për marrëdhënien e tij me presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit e ka konsideruar atë një nga krerët e bandave në Durrës dhe i ka përmendur emrin e djalit të tij publikisht si të përfshirë në shit-blerjen e votave. Koka thotë se ai vetë kurrë nuk do t’ia përmendte fëmijët Metës.
“Zoti Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj dot se si ai në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij.
Me tim bri nuk jam nderë mirë. Është normale që një fëmijë për babain të jetë i ndjeshëm për babanë që të japë kontributin e tij. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin me fëmijët e njëri-tjetrin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët. Është jashtë karakterit tim. Të humbësh një mik është e dhimbshme dhe ajo dhimbje nuk të bën të tkhehesh mbrapa për ta diksutuar. Por kjo qenka karakteriale dhe ky zotëria u tregoi edhe një herë shqiptarëve por edhe mua se ka problem me karakterin.”– tha Koka në një intervistë në emisionin “Breaking”.
Gjatë kësaj interviste, Koka ka deklaruar se Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, pavarësisht postit të tij në krye të Shtetit si President.
Në një moment, Koka tha se Meta doli jashtë “lëkurës së qingjit”.
“Nuk e kisha menduar kurrë në fakt, kam patur nga i ndjeri Prifti të thëna këto gjëra që: ‘brenda atij njeriu, jashtë lëkurës së qingjit është dikush tjetër’. Kur e kam dëgjuar i kam dhënë të drejtë shumë vonë. Cilado marrëdhënie qoftë, e çdo lloj natyre qoftë, të kthehehesh e ta paragjykosh sot është në këndvështrimin tim shumë e turpshme. MEgjithatë ka karaktere që mund të bëjnë çdo gjë për pushtet.”- thotë Koka.