Deputeti Lefter Maliqi, i cili nuk arriti dot të rikonfirmohet për në Parlamentin e ardhshëm, ka dalë sot në një deklaratë për mediet nga ku i bëri thirrje opozitës që të mos njohë zgjedhjet dhe të rinumërohen të gjitha votat nga e para.
Maliqi bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, lokale dhe të përgjithshme bashkë, pasi sipas tij Partia Socialiste i ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Maliqit, PS ka targetuar më shumë LSI-në se sa PD-në që të mos bëhej shumë zhurmë.
“Mafien, oligarkët, krimin, bandat, kapjen dhe përdorimin e policisë. Dua të them që me datë 26 në mbrëmje, kreu i mafies dhe i Rilindjes doli i qeshur për të festuar fitoren dhe duke iu lutur Zotit dhe qiellit. Por në të vërtetë fitorja erdhi nga bandat dhe blerja masive e votave. Dua të them se kjo qeveri kriminale, në bashkëpunim me bandat, duke përdorur makinat e policisë së shtetit, vrasës në të gjitha skajet e Shqipërisë evidentuan në mënyrë masive me patronazhistët e tyre spiunë, të gjithë mbështetësit, votuesit e LSI-së dhe synimi i tyre ishte që të godisnin sa më pak PD-në që të mos bëhej zhurmë e madhe dhe të godisnin LSI. Por megjithë këtë blerje masive, LSI mbijetoi me 108 mijë vota.
Këto zgjedhje nuk do të njihen. Se këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje por ishin blerje, ishin krim i mirëfilltë elektoral. I bëj thirrje opozitës së bashkuar, që të bëhet çdo rinumërim i kutive të votimit, sepse e dinë që masakra zgjedhore ishte para gjatë dhe pas procesit të votimit.
U kapën makina me mallra ushqimore, karta identiteti, me lekë, me lista votuesish, dhe Policia brenda 3-4 orësh bënte veprime me prokurorinë, janë filmime të shumta, përgjime të shumta, edhe fletë të pavlefshme. Mediat këtë krim elektoral e kanë parë. Vrasës me pagesë, të tmerrshëm, në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga PS. Votime skandaloze, që nuk ishin parë ndonjëherë. Prandaj gjithë ky gëzim në heshtje i PS-së që na del nga Vlora si triumfator.
Jam i bindur që opozita me provat që po mbledh. Ky nuk ikën pa revolucion demokrat. Opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Nuk blihet e ardhmja e shqiptarit. Jemi de facto në diktaturë, milionat e këtyre deputetëve të PS dhe ministrave, janë të shumta, për të bërë edhe 10 mijë apartamente.
Janë fakte që janë blerë vota. Thirrja ime është e qartë, zgjedhje të parakohshme, edhe lokale edhe të përgjithshme në të njëjtën kohë. Duhen kërkuar zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, nëse opozita pranon Ramën kryeministër, është gjëja më e keqe që ndodh. U pa i gjithë organizimi i opozitës që bllokonin makina. U godit pak PD, por u godit shumë LSI sepse ajo do sillte fitoren. Krimi sot po sundon vendin, shihni në Berat, Kuçovë, shihni njerëz kriminelë se sa vila kanë krijuar. OFL, më keni dëgjuar se jam anëtari i Komisionit të Sigurisë, e njoh në mënyrë të përpiktë skemën e krimit.
E patë njerëzit e OFL-së u mbajtën peng dhe u përdorën për zgjedhje. Ne duam të jemi si Evropa dhe Amerika, të pritet verdikti i OSBE/OHDIR. Krim elektoral. Verifikoni çka ndodhur në porte, aeroporte, Muriqan.
Jemi në rrezik total. Kanë dalë 83 mijë vota të pavlefshme. Këtu nuk ka zgjedhje, ka mafie. Duhen zgjedhje. Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme.”- tha Maliqi.