Pas Ambasadës Amerikane edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Ai shkruan në një postim në “Twitter”, se Liria e shtypit është “një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë.”
Një mesazh i ngjashëm është publikuar edhe në llogarinë zyrtare të Ambasadës së BE-së në Facebook, ku shprehet një falenderim për të gjithë gazetarët shqiptarë për punën e tyre, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit falënderojmë të gjithë gazetarët shqiptarë, të cilët përmes punës së tyre të palodhur dhe të guximshme sigurojnë informacione të besueshme dhe të sakta, veçanërisht në kohën e pandemisë #COVID19.
Liria e shtypit është thelbësore për të ardhmen e paqes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë.”- thuhet në mesazhin e Ambasadës së BE-së.