Vendosni fjalën kyçe....

Meta mes gazetarëve: Shumica e mediave janë nën censurën e qeverisë, duhet t’i mbrojmë dhe inkurajojmë


Presidenti Ilir Meta ka një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet mes gazetarëve të Fierit dhe shprehet se kjo ditë i gjen shumicën e mediave shqiptare “nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë”.

Meta thotë se gazetarët duhen mbrojtur dhe inkurajuar pasi pseudo-liritë sipas tij prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci.

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.
Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.
Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.
Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!”-thuhet në mesazhin e Metës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *