Ndërkohë që maxhoranca socialiste po çon përpara përpjekjet për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku kërkon përqendrimin e vëmendjes në mbylljen e procesit zgjedhor. Ai thotë “mos u merrni me shashka” por kërkon hetimin e krimeve zgjedhore.
“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”- shkruan Meta.
Ky reagim i Metës vjen pasi ditën e sotme PS konkretizoi me gati 50 firma nismën për shkarkimin e Presidentit me akuzën për shkelje kushtetuese para dhe gjatë fushatës zgjedhore.